Lidhje

Dërgohet në gjykatë dosja e kryetarit të Bashkisë, Shpëtim Gjika


Uidhërs në Vlorë, vlerëson cilësitë e shqiptarëve në luftën për liri

Uidhërs në Vlorë, vlerëson cilësitë e shqiptarëve në luftën për liri

Prokuroria e Vlorës tha se dërgoi në gjykatë dosjen në ngarkim të kryetarit aktual të Bashkisë së qytetit Shpëtim Gjika dhe tre personave të tjerë pas hetimeve për shkeljet ligjore për ndërtimin e një pallati 11 katësh në këtë qytet.

Sipas Prokurorisë Gjika akuzohet për shpërdorim detyre, fallsifikim të dokumentit të kryer nga personi që ka për detyrë ta lëshojë atë , ndërtim të paligjshëm dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Pak kohë më parë Policia e Vlorës kreu arrestimin e zotit Gjika, por më pas ky akt u rrëzua nga një vendim i Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Në Mars të këtij viti një tjetër Gjykatë e Apelit , ajo e Tiranës, rrëzoi Prokurorinë e Vlorës që e akuzonte zotin Gjika për shpërdorim detyre në ndërtimin e dy pallateve të tjera në Vlorë. Gjykata kishte dhënë pafajësinë duke mos e gjetur atë fajtor për akuzat e ngritura .

Zoti Gjika përfaqëson Partinë Sociliste në pushtet në këtë post dhe eshte ne perfundim te detyres .Ai nuk është në garën aktuale për një mandate të ri për kryetar të Bashkisë së Vlorës.

XS
SM
MD
LG