Lidhje

Klinikat me qeliza embrionale


SHBA: Qeveria financon kërkimet me qeliza embrionale
SHBA: Qeveria financon kërkimet me qeliza embrionale

Numri klinikave që përdorin qeliza embrionale është rritur sot në mbarë Shtetet e Bashkuara, nga disa që kishte në vitin 2010, në më tepër se 170 të tilla sot. Ky shtim sipas ekspertëve, lidhet me fitimet e mëdha.

Vazhdojnë të hapen klinka të reja dhe mjekëve që duan t’i hyjnë kësaj fushe u kërkohet të ndjekin një seminar gjatë fundjavës që ofron një kompani trajnimi.

Kritikët thonë se disa nga këto klinika nuk zbatojnë rregullat e nevojshme.

Qelizat embrionale që merren nga palca e shtyllës kurrizore janë bërë tashmë një terapi e përdorur për trajtimin e disa lloje kanceri në gjak dhe ndërsa ka shpresa të mëdha se qelizat embrionale një ditë do të sjellin përparime të mëdha në mjekësi, kritikët thonë se sipërmarrësit po i trajtojnë pacientët me pak, ose pa patur aspak fakte se metodat që përdorin kanë efekt.

Disa kompani të tjera ofrojnë procedura të qelizave embrionale për më tepër se 30 sëmundje, përfshirë sëmundjen Lou Gehrig's, sklerozën e shumëfishtë, lupusin dhe impotencën.

Disa klinika të tjera ofrojnë trajtime për mosplakjen dhe procedura kozmetike me qeliza embrionale. Çmimi për këto procedura është i lartë, nga 5 mijë deri në 20 mijë dollarë.

Një pjesë e kritikëve thonë se kjo industri duhet të bazohet në rregulla të qarta mbi të cilat të funksionojë. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve,

që duhet të merret me këto rregulla, deri tani nuk është shprehur qartë. Ekspertët ligjorë ka vite që debatojnë për to.

XS
SM
MD
LG