Lidhje

Amtrak rifillon shërbimin


An Amtrak police officer stands guard outside Train 110, May 18, 2015, at Philadelphia's 30th Street Station. The train bound for New York was the first northbound train from the city since a May 12 derailment killed 8 people and injured dozens.
An Amtrak police officer stands guard outside Train 110, May 18, 2015, at Philadelphia's 30th Street Station. The train bound for New York was the first northbound train from the city since a May 12 derailment killed 8 people and injured dozens.

Në Shtetet e Bashkuara, trenat e kompanisë Amtrak rifilluan sot shërbimin që në orët e para të mëngjesit, në korridorin e ngarkuar të rajonit verlindor të vendit, që përfshin Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Trenat rifilluan udhëtimin me operim të plotë pas rreth një jave, që kur ndodhi aksidenti vdekjeprurës në Filadelfia.

Presidenti i hekurudhës, Joseph Boardman, tha se kompania Amtrak ka punuar pa pushim për të rikthyer shërbimin e plotë, pas akidentit të së martës së kaluar, ku u vranë 8 persona dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.

Autoritetet federale e urdhëruan Amtrakun ta zgjerojë përdorimin e sistemit automatik të kontrollit të shpejtësisë në zonën ku ndodhi aksidenti. Trenat, që kalojnë në atë pjesë të shinave, do të drejtohen nga një sistem, i cili i paralajmëron trenistët të ngadalësojnë shpejtësinë, kur ecin shumë shpejt dhe aktivizon automatikisht frenat, në se treni vazhdon të ecë me shpejtësi të madhe.

Ndërkohë, Bordi Kombëtar i Transportit po përqëndrohet tek çështja e shtimit të shpjetësisë së trenit, ndërsa i afrohej kthesës, pak para se të ndodhte aksidenti javën e kaluar.

Trenisti, i cili ishte mes personave të plagosur në aksident, u ka thënë autoriteteve se nuk mban mend asgjë nga minutat e fundit para se të ndodhte aksidenti.

XS
SM
MD
LG