Lidhje

Ofensivë e mundëshme në Ramadai kundër ISIS


Forcat e armatosura shiite ishin grumbulluar sot jashtë qytetit irakian Ramadi, të gatshme për fillimin e një ofensive të mundshme në përpjekje për të rimarrë kontrollin e kryeqytetit të provincës së Anbarit nga militantët e Shtetit Islamik.

Operacioni që do të kryhej krahas me forcat qeveritare irakiane do t’i ngjante atij me përfshirjen e trupave paraushtarake muajin e kaluar për rimarrjen e kontrollit të Tikritit. Kjo përpjekje e ndaloi përparimin e Shtetetit Islamik drejt kryeqytetit, Bagdad nga veriu dhe tani fokusi është tek paradalimi i përparimit drejt perëndimit të qytetit.

Ministria irakiane e Mbrojtjes publikoi sot një video, ku paraqitej operacioni i shpëtimit të 28 ushtarëve, pasi grupi Shteti Islamik mori kontrollin e Ramadit pas disa ditë luftimesh, që detyroi largimin e trupave irakiane dhe e detyroi kryeministrin Haider al-Abadi të kërkojë ndihmë nga milicia.

Shtëpia e Bardhë tha dje se Presidenti Obama po merr informacione të rregullta lidhur me situatën. Zëdhënësi Eric Schultz po ashtu përsëriti mbështetjen amerikane ndaj irakianëve që luftojnë për të rimarrë kontrollin e qytetit.

XS
SM
MD
LG