Lidhje

Sulmet seksuale në ushtrinë amerikane


Bashkëautorja e raportit, Sara Darehshori, thotë se ushtarakët kanë pak alternativa kur gjenden në një pozitë të tillë.

“Nuk e kanë opsionin që të padisin ushtrinë, kështu që për mbrojtjen e tyre ligjore shërben kryesisht Ligji për Mbrojtjen e Denoncuesve, dhe ky ligj nuk ka mbrojtur personat që kanë përjetuar hakmarrje pasi kanë raportuar një sulm seksual. Ata që kryejnë gjeste shpagimi nuk janë ndëshkuar.”

Raporti për hakmarrjen ndaj viktimave të sulmeve seksuale në ushtrinë amerikane thotë se sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes, 62% e personave që kanë raportuar një sulm seksual, kanë përjetuar gjithashtu edhe hakmarrje. Sipas Human Rights Watch, këtu përmblidhen kërcënime, përndjekje, caktime në detyra më të ulëta, humbje të mundësive për promovim, ndëshkim disiplinor deri në lirim, dhe madje edhe akuza penale.

Organizata Human Rights Watch kërkon që Kongresi t’u japë ushtarakëve të njëjtin nivel mbrojtjeje si civilëve, në rastet kur raportojnë trajtim të papërshtatshëm nga eprorët.

XS
SM
MD
LG