Lidhje

Parandalimi i luftëtarëve të huaj në Evropë


Qeveritë evropiane ranë dakort sot të bashkërendojnë ligjet e tyre për të ndaluar qytetarët të udhëtojnë jashtë vendit për t’iu bashkuar grupit Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste.

Ministrat e jashtëm të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës ranë dakort që një sërë veprimesh, si pjesëmarrja në grupime militante, trajnime terroriste, apo udhëtime jashtë kufijve me synim angazhimin në akte terroriste, të shpallen të paligjshme.

Masat e reja iu shtuan konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e terrorizmit. Konventa është nënshkruar tashmë nga 44 prej 47 vende anëtare, përfshirë të 28-të vendet e Bashkimit Evropian, me përjashtim të Republikës Çeke.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, u shpreh se marrëveshja e re do t’u vijë në ndihmë qeverive në ndërmarrjen e hapave konkrete kundër këtij fenomeni të ri në rritje.

XS
SM
MD
LG