Lidhje

Kërcënim ndaj avionit të Air France


Aeroplanë luftarakë amerikanë shoqëruan një aeroplan të kompanisë Air France në një ulje të sigurt në Nju Jork të hënën në mëngjes, pas një kërcënimi për sulm me armë kimike kundër tij.

Kërcënimi anonim bëri që ushtria amerikane të akitivizonte avionët e saj ushtarakë për të shoqëruar aeroplanin e kompanisë Air France që po fluturonte nga Parisi në Nju Jork, gjatë zbritjes në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy.

Air France tha se pasagjerët zbarkuan "normalisht" dhe se avioni po inspektohet nga zyrtarë të sigurisë.

XS
SM
MD
LG