Lidhje

Alarm i rremë për bombë në Uashington


Një skuadër anti-eksploziv në Uashington shkatërroi të dielën një tenxhere me presion që u gjet në një makinë të dyshimtë, pa njerëz brenda, e parkuar pranë ndërtesës së Kongresit amerikan.

Policia e Kongresit amerikan njoftoi se gjatë një patrullimi rutinë oficerët e saj vunë re makinën dhe ndjenë në ajër erën e benzinës. Autoritetet thanë se në vijim skuadra anti-eksploziv shkatërroi një sërë paisjesh që ndodheshin në mjet, përfshirë dhe një tenxhere me presion.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se pas një inspektimi të mëtejshëm të makinës nuk u gjet asgjë e rrezikshme.

Mjeti ishte parkuar në një zonë pranë vendit ku do të zhvillohej koncerti për Ditën Përkujtimore.

Pronari i mjetit u arrestua për akuza dytësore, pasi u gjet se vazhdonte të ngiste makinë edhe pasi i ishte pezulluar patenta.

Në të kaluarën, tenxheret me presion janë përdorur për krijimin e bombave artizanale.

XS
SM
MD
LG