Lidhje

Personi më i moshuar në botë


FILE - Jeralean Talley sits on her couch for a photograph during her 115th birthday in her home in Inkster, Michigan, May 23, 2014.

FILE - Jeralean Talley sits on her couch for a photograph during her 115th birthday in her home in Inkster, Michigan, May 23, 2014.

Personi më i moshuar në botë, Jeralean Talley, festoi 116-vjetorin e lindjes, me një ceremoni në kishën ku ajo është anëtare, në shtetin verior amerikan të Miçiganit.

Talley, e cila jeton në lagjen Inkster në periferi të Detroitit, ja dedikon jetëgjatësinë e saj ndjenjës së besimit të thellë që ka. Ajo u përcaktua si njeriu më i moshuar i botës nga Grupi Kërkimor i Gerontologjisë, që vlerëson moshën e njerëzve që jetojnë më gjatë.

Jeralean Talley thotë se nuk ka pirë kurrë cigare dhe alkool dhe ndërhyrja e vetme kirurgjike që ka patur në jetën e saj të gjatë është heqja e bajameve.

XS
SM
MD
LG