Lidhje

SHBA në ndihmë të imigrantëve të Azisë Juglindore


Indonesia Rohingya Boat People

Indonesia Rohingya Boat People

Shtetet e Bashkuara po kryejnë fluturime zbulimi për të ndihmuar në gjetjen e imigrantëve që janë abandonuar nga trafikantët në Azinë Juglindore.

Ambasada amerikane në Bangkok i tha Zërit të Amerikës se fluturimet e zbulimit filluan të djelën në brigjet perendimore të Malajzisë.

Ambasada nuk dha hollësi të tjera për fluturimet përveç se ato janë ndërmarr pas konsultimeve me qeveritë në rajon.

Mijëra imigrantë dhe refugjatë janë bllokuar në anije të mbingarkuara në Detin Andaman dhe Gjirin e Bengalit pas një operacioni të Tajlandës mbi trafikantët e qënieve njerëzore.

Qeveritë e Azisë Juglindore kanë qënë të rezervuara për të ndihmuar imigrantët duke i parë ata si imigrantë ilegalë dhe duke mos i lejuar në brigjet e tyre.

Javën e kaluar, Indonezia dhe Malajzia ranë dakort të ndalin politikat e tyre të kthimit dhe ranë dakort të japin strehim të përkohshëm për gati 7 mijë imigrantë për gati një vit.

Shumica e të ashtuquajturve muslimanë rohinga që janë larguara nga diskriminimi në Birmani apo Bangladesh janë përpjekur t’i shpëtojnë varfërisë në vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG