Lidhje

Indi: 500 të vdekur nga vala e të nxehtit


Një valë të nxehti në Indi ka lënë më shumë se 500 të vdekur dhe metereologët parashikojnë që moti i nxehtë të vazhdojnë më ditët e ardhshme.

Shumica e vdekjeve ndodhën në shtetet Andhra Pradesh dhe Telangana ku temperaturat pritet të qëndrojnë në mbi 40 gradë celcius në ditët e ardhshme.

Javën e kaluar, kur ndodhi edhe numri më i lartë i vdekjeve temperaturat arritën deri në 48 gradë celcius.

Spitalet po shohin një numër të madh të pacientëve që vuajnë nga goditjet në tru dhe dehidratimi, duke bërë që zyrtarët t’u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin aktivitetet e sforcuara gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

XS
SM
MD
LG