Lidhje

Nuset fëmijë


.

.

Martesa kohët e fundit e një vajze 17-vjeçare çeçene me një shef të policisë lokale i cili ishte 30 vjet më i madh dhe kishte një grua tjetër, shkaktoi protesta në Rusi dhe më tej. Nusja thuhet se u detyrua të martohej dhe prindërit e saj u kërcënuan për të dhënë pëlqimin e tyre. Martesa, e mbështetur nga lideri çeçen Ramzan Kadirov, hodhi dritë përsëri mbi gjendjen e vështirë të shumë vajzave të mitura në vendet në zhvillim.

Ligji rus ndalon martesat me forcë, nën moshë dhe poligamiste. Por në rajonin e largët të Kaukazit, ligjet fisnore dhe traditat kanë më shumë peshë sesa ligji shtetëror. Kështu të shtunën, 47-vjeçari Nazhud Guchigov u martua me nusen 17 vjeçare.

"I dashur dhëndër, e dashur nuse, sot është ngjarja më e bukur e jetës suaj. Krijimi i një familje po fillon me një bashkim të ri të dy zemrave të dashura."

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov mori pjesë në dasëm dhe një nga ndihmësit e tij ishte në anën e nuses në pjesën më të madhe të ceremonisë. Policia paralajmëroi gazetarin rus që hetoi dasmën e debatueshme të qëndoj larg saj.

Megjithë ligjet kundër martesve të fëmijëve, në vendet në zhvillim, një në tre vajza martohen para moshës 18 vjeçare. Problemi u diskutua në një simpozium në Marok kohët e fundit.

"Ne e kemi kuptuar tani se nëse nuk e parandalojmë këtë ritëm dhe nëse nuk përgjigjemi më shumë me programe, do të ketë 1.2 miliardë vajza që do të jenë të martuara para vitit 2050."

Bangladeshi, India dhe Nigeri janë vendet më të prekura me tre në çdo katër vajza të martuara para moshës 18 vjec. Praktika vazhdon më pjesën më të madhe për shkak të varfërisë dhe pabarazisë gjinore dhe shpesh mundësohet nga prindërit e vajzës.

"Këtu duhet të ndërhyjmë. Dhe më pas në nivel komuniteti, që duhet të fillojnë të perceptojnë këto rreziqe."

Kjo vajzë 14 vjecare në Indi ishte në gjendje të ndalonte martesën që prindërit e saj kishim rregulluar duke kërkuar ndihmën e drejtorit të shkollës.

"Sot do të ishte dita e dasmës sime. Nuk dua të martohem. Dua të mësoj."

Ekspertët thonë se qeveritë në vendet e prekura nga kjo praktikë duhet të bëjnë më shumë për t’i mbajtur vajzat në sistemin e arsimit dhe për t’i mbrojtur ato nga dhuna dhe abuzimi.

XS
SM
MD
LG