Lidhje

Vazhdojnë hetimet mbi antraksin


Spores from the Sterne strain of anthrax bacteria (Bacillus anthracis) are pictured in this handout scanning electron micrograph, May 28, 2015.

Spores from the Sterne strain of anthrax bacteria (Bacillus anthracis) are pictured in this handout scanning electron micrograph, May 28, 2015.

Pentagoni thotë se rasti i antraksit të gjallë dërguar aksidentalisht në laboratorë tregtarë dhe ushtarakë në SHBA dhe jashtë është shumë më i rëndë sesa ishte njoftuar më parë.

Një rishikim fillestar thotë se 51 laboratorë në 17 shtete dhe Washington, DC, dhe në tre vende të tjera (Australi, Kanada, dhe Korea e Jugut), mund të kenë marrë antraks të rrezikshëm.

Një zyrtar i Pentagonit, zv/sekretari i Mbrojtjes, Robert Work, tha të mërkurën se këto numra mund të rriten.

"Pentagoni gjithashtu udhëzoi 4 laboratorët e mbrojtjes që mbajnë të magazinuar mostra antraksi, për të provuar dhe çaktivizuar sa më parë antraksin për të siguruar që mostrat të mos jenë të gjalla, dhe kjo është arsyeja pse numrat mund të rritet.

Një zyrtare për mbikëqyrjen e programeve mjekësore ushtarake, Franca Jones, thotë se dërgesa e antraksit nuk përbën ndonjë rrezik për publikun e gjerë.

"Kur flasim për rrezik për publikun, dhe se çfarë po ndodh me këtë dërgesë dhe me punëtorët që janë marrë me transportin - besojmë se rreziku është zero. Asnjë mililitër antraksi nuk do të dalë jashtë nga kjo paketë. Besojmë se rreziku i mundshëm, por jashtëzakonisht i ulët, është në fillim të paketimit ose tek individi i cili e ka marrë atë."

Deri tani, zyrtarët thonë se nuk ka asnjë tregues se incidenti me antraks është rezultat i sjelljes së keqe të qëllimshme.

Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve është duke udhëhequr hetimet. Kontakti me antraksin e gjallë mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet sa më parë.

XS
SM
MD
LG