Lidhje

Grupi ISIS kërcënon Ballkanin


Shfaqet një video ku dy luftëtarë që flasin shqip: Do të tmerroheni. Do ju vijmë me eksploziv. Një gazetare e kronikës e Gazetës Shqiptare merr mesazh kërcënues në Facebook nga një militant: Do ta paguash

Një video e shfaqur nga seksioni i medias i ISIS-it përmban kërcënime serioze të luftëtarëve të saj ndaj Ballkanit, ndërsa dy prej tyre, Abu Muqatil (Al Kosovi) dhe Abu Bilqis (Al Albani) duke folur shqip paralajmërojnë hakmarrje “ndaj atyre që kanë poshtëruar muslimanët” ndërsa thonë se “armiqtë e Allahut po kërkojnë t’i përcajnë”.

Në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nëncmuar muslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”. Al Kosovi përfundon duke paralajmëruar se “do t’ju mbysim me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.

Një ditë më parë, një gazetare e kronikës së zezë në Gazetën Shqiptare, Aurora Koromani, njoftoi se kishte marrë kërcënime në Facebook, ku në profilin e saj ajo kishte gjetur mesazhin “Do ta paguash”. Koromani, është autore e disa artikujve rreth muslimanëve shqiptarë që i janë bashkuar ISIS-it. Ajo shpjegoi se edhe autori i mesazhit është një prej këtyre personave, për të cilin ajo kishte shkruar më parë. Gazetarja nuk e bëri publik emrin e tij, për shkak se për ngjarjen autoritet shqiptare kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa mësohet se personi që ka nisur mesazhin kërcënues është në listën e të kërkuarve nga Drejtësia shqiptare, dhe dyshohet se tashmë ai ndodhet në zonën e luftimeve në Siri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG