Lidhje

Papa Françesku viziton Sarajevën


Pope Francis waves as he arrives at the Sacred Heart Cathedral in Sarajevo, June 6, 2015.

Pope Francis waves as he arrives at the Sacred Heart Cathedral in Sarajevo, June 6, 2015.

Mbi 65 mijë vetë u mblodhën sot në stadiumin e Sarajevës për të dëgjuar meshën e mbajtur nga Papa Françesku.


Papa po zhvillon një vizitë një ditëshe me synimin për t’u bërë thirrje katolikëve të Bosnjes të mos largohen dhe të përpiqen për një të ardhme në paqe me myslimanët dhe ortodoksët e vendit.

Ai e cilësoi Sarajevën si “Jeruzalemi i Perëndimit” dhe shprehu shpresën që një pjesë e së kaluarës shumë-etnike dhe harmonike të qytetit të mund të ringjallet.

Papa tha se ndodhet në Bosnje për të mbështetur procesin e paqes dhe ripajtimit pas luftës së përgjakshme të viteve 1990, por edhe për t’u dhënë mbështetje morale besimtarëve katolikë në Bosnje.

Komuniteti katolik përbën vetëm 15% të popullatës.

XS
SM
MD
LG