Lidhje

Takimi G-7 në Gjermani


Presidenti Barak Obama shkon sot në Gjermani për takimin dy ditor të Grupit të Shtatëshes që përfshin shtatë vendet më të industrializuara të botës.

Që nga viti 1998, Rusia u përfshi në këtë grup që mori emërtimin G-8-ta, por vitin e kaluar veprimet e Moskës në Ukrainë sollën përjashtimin e Rusisë nga grupi.

Tregtia është në qendër të takimit të sotëm, por pritet të diskutohet edhe kriza në Ukrainë dhe roli i Rusisë në konflikt.

Lidhur me krizën, Presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë me të përditshmen italiane Corriere della Sera, të botuar në edicionin e sotëm të gazetës, akuzon Kievin se nuk ka treguar vullnet për të zbatuar marrëveshjen e Minskut të arritur në shkurt.

XS
SM
MD
LG