Lidhje

Mbytja e anijes në Kinë


Numri i viktimave nga anija e mbytur në lumin Yance arriti sot në 396 vetë, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën trupa të tjerë nga mjediset e brendshme të anijes.

Vetëm 14 vetë janë shpëtuar që kur anija Ylli i Lindjes u mbyt gjatë një stuhije të hënën. Autoritetet thonë se nuk ka gjasa që të ketë persona gjallë në bord. Anija kishte 456 pasagjerë dhe personel ekuipazhi para mbytjes.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga shirat dhe erërat e fuqishme si dhe rrymat e forta që e kanë shtyrë anijen e përmbysur rreth tre kilometra nga zona ku ndodhi aksidenti.

XS
SM
MD
LG