Lidhje

Pabarazia gjinore


Gender Gap

Gender Gap

Gati 20 vjet më parë (në shtator të vitit 1995) përfaqësues nga 189 vende të botës u takuan në një konferencë të OKB-së në Pekin ku u miratua një plan veprimi për të arritur barazi gjinore në mbarë botën. Tani, dy dekada më pas, Qendra për Analizën e Politikës Botërore në Universitetin e Los Anxhelosit ka publikuar një raport ku shqyrton atë që ka arritur Platforma për Veprim në Pekin. Ndërsa raporti thekson përparime në disa fusha, ai po ashtu ve në dukje se barazia e plotë nuk është arritur – përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, ku ssiç theksohen në raport, thotë se ka një mungesë të politikave të përshtatshme për lejet e lindjeve.

Kjo grua që e quan veten Barbara, nuk do që të shfaqet para kamerave apo të japë emrin e vërtetë, pasi jep mësim në një shkollë private dhe është e shqetësuar për pasojat në punë në se flet hapur. Ajo pret fëmijën e dytë dhe është e shqetësuar për përballimin e situatës kur fëmija të vij në jetë.

“Shumica e shkollave private nuk kanë programe për leje lindjeje, pasi janë të vogla dhe kostotja e lejes është e lartë.”

Ajo mund të përdorë 20 ditë nga leja mjekësore dhe vjetore, por në se kërkon më shumë kohë pas kësaj, nuk mund të paguhet.

Ajo thotë se alternativa është nga siguracioni për paaftësi fizike, por ai mund të mbulojë vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave.

“U ndjeva e ofenduar pasi të kesh një fëmijë, të sjellësh në shoqëri një antar tjetër produktiv që do të paguaj taksat gjithë jetën dhe të punojë për një shoqëri më të mirë, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veçse të etiketohesh si e paaftë pasi po lind fëmijë. Më duket e pallogjikshme”.

Eksperienca të ngjashme nuk janë të pazakonta në Shtetet e Bashkuara thotë Jody Heymann – themeluese e Qendrës për Analizën e Politikave Botërore në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

“Ndërsa 188 vende, pothuajse të gjitha, kanë leje lindje të paguar, Shtetet e Bashkuara së bashku me Papa Guinenë e Re, Surinamin, dhe gjashtë shtete ishuj në Paqësorin Jugor janë të vetmet vende që nuk e kanë. ”

Ligji amerikan u kërkon punëdhënësve të japin 12 javë leje pa pagesë. Kompanitë me më pak se 50 punonjës janë të përjashtuara pasi për disa biznese, pagimi i lejes së lindjes është vështirësi financiare - thotë ekonomisti Chris Tilly.

“Të thuash se duhet të jemi në gjendje të kemi familje dhe të rrisim fëmijë dhe të jemi në gjendje të dalim në pension, këto janë nevoja sociale dhe jo domosdoshmërisht nevoja të biznesit. Pra nga kjo pikëpamje për bizneset nuk është e nevojshme të financojnë këto aspekte dhe i kanë rezistuar kësaj ideje.”

Pak shtete kanë programet e tyre të lejeve të lindjeve të paguara. Kalifornia paguan 55% të pagës për deri në gjashtë javë përmes programit të siguracionit të paaftësisë.

Por Jody Heymann thotë se një ligj federal për të mundësuar pagesën e lejes së lindjes është i nevojshëm pasi roli prindëror i gruas është i lidhur me hendekun gjinor të të ardhurave.

“Ndërsa një grua e vetme që nuk martohet asnjëherë ka të ardhura që duken më pranë atyre të burrave në Shtetet e Bashkuara, nënat paguhen 76 cent për çdo dollarë që paguhet babai. Pra këtu qëndron hendeku.”

Por para se leje e lindjes të bëhet ligj federal, një ndryshim kulturor në Shtetet e Bashkuara mund të jetë i nevojshëm.

“Pjesë e këtij ndryshimi kulturor është se alergjia jonë ndaj regulloreve të qeverive të mëdha është pengesë në përpjekjet për të vendosur si një shoqëri e tërë si t’i bëjmë familjet të funksionojnë.”

Tani për tani Barbara nuk ka zgjidhje tjetër por të vazhdoj të shqetësohet për faturat që duhen paguar ndërsa ajo kujdeset për foshnjen e re.

XS
SM
MD
LG