Lidhje

Mrekullia muzikore e një djali të verbër


blind musician

blind musician

Cole Moran lindi i verbër dhe me difekte të tjera nga lindja. Megjithatë, 12-vjeçari ka një dashuri të jashtëzakonshme për muzikën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës June Soh na njeh me interpretuesin fenomenal të muzikës me saze.

Frankie Moran as që e imagjinonte një gjë të tillë kur lindi Cole.

“Kur lindi, nuk i dukeshin fare sytë. Më dhembi zemra kur kuptova që im bir ishte i verbër."

Kantautori Frankie Moran thotë se i biri rrëzohej sa herë luante nëpër shtëpi dhe kapte me dorë instrumentet.

Kur Cole ishte rreth 1 vjeç, ai filloi të kapte me vesh notat e këngëve me një piano lodër.

“Pikërisht në atë kohë ne zbuluam se ai kishte shumë vesh, sepse kur i binte një note të gabuar si psh në këngën “Twinkle, Twinkle Little Star," ai i kthehej përsëi melodisë dhe e gjente atë notë. Kështu e kuptuam se ai kishte shumë vesh muzikor."

Instrumenti që zgjodhi Cole që t'i binte, që kur ishte 4 vjeç, ishte sazja.

“ Por ai ishte 6, ose 7 vjeç kur filloi t'i interpretonte këngët me vesh, sapo i dëgjonte."

Cole ka probleme me shtyllën kurrizore, një sëmundje që kërkon që ai t'i nënshtrohet operacionit çdo 6-9 muaj, derisa trupi i tij të rritet plotësisht. Në tre vitet e fundit ai ka bërë 5 operacione.

Me përjashtim të javëve të para të rikuperimit pas operimit, ai interpreton çdo ditë, regjistron dhe e dëgjon përsëri regjistrimin.

“Muzika më bën të ndjehem i lumtur."

Vitin e kaluar, dueti babë-bir doli në vend të dytë në një konkurs vjetor muzike që u zhvillua në qytetin e tyre, Berlin të Marylandit

Nganjëherë Cole intrepreton bashkë me të atin në një kafane të Berlinit. Dueti tyre quhet "Erë e verbër".

Ai është bërë i famshëm këtu. Kohët e fundit doli edhe CD-ja me muzikën e tij.

“Është e habitshme, që kur ishte foshnje, muzika i pëlqente shumë. Është diçka e mrekullueshme, që tani ai ka diçka me se të merret në jetë, që ka për t'i pëlqyer gjithmonë.", - thotë nëna e tij.

"Në muzikë nuk ka kufizime për të. Unë mendoj se ai ka përpara një të ardhme të shkëlqyer."

Kur Cole të mbarojë shkollën, thotë Moran, dueti i tyre Blind Wind ka në plan të fillojë një turne në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG