Lidhje

BE nuk pranon propozimin e ri grek


A pedestrian walks past stenciled graffiti on a wall outside of a bank in Athens, June 5, 2014.
A pedestrian walks past stenciled graffiti on a wall outside of a bank in Athens, June 5, 2014.

Kryeministri grek Alexis Tsipras kërkoi mbështetjen e partisë së tij sot ndërsa bisedimet mes qeverisë së tij dhe kreditorëve ndërkombëtarë arritën atë që ai e quajti një fazë kritike.

Duke iu drejtuar komitetit politik të partisë së majtë Syriza, zoti Tsipras tha se ai nuk po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së Margaritis Schinas tha se Komisionin, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po analizojnë propozimet e reja.

"Po qarkullojnë propozime të ndryshme përfshi sugjerime të reja që u morën sot në mëngjes. Të tre institucionet po i shqyrtojnë këto sugjerime me kujdes", tha zoti Schinas.

Sipas agjencisë Reuters, disa zyrtarë të BE-së e cilësuan propozimin e ri si të pamjaftueshëm për të arritur një marrëveshje me Greqinë.

Greqisë nuk i ka mbetur shumë kohë ndërsa programi i shpëtimit me Bashkimin Evropian dhe FMN-në skadon në fund të muajit dhe Athina duhet të bëjë pagesa të mëdha të borxhit deri atëherë që mund të jenë të pamundura pa fonde të reja nga kreditorët.

Kryeminsitri Tsipras do të takohet të mërkurën me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande në Bruksel.

Ai përballet me kundërshtime të mundshme nga partia e tij nëse tërhiqet nga e ashtuquajtura vija e kuqe në negociata.

Alexis Tsipras beson se vendi ndodhet në një pikë kritike në negociata dhe partia e tij duhet të luaj një rol të rëndësishëm në mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë.

Në një intervistë për një gazetë italiane, kryeministri grek Alexis Tsipras foli me një ton më pajtues sesa të premten e kaluar kur e cilësoi si absurde ofertën e kreditorëve për fonde në këmbim të premtimeve për më tepër reforma dhe masa shtrënguese.

Kriza e Greqisë ishte një nga temat kryesore në takimin dyditor të G7-së dhe Presidenti Obama tha se vendit do t’i duhet të marrë vendime të vështira dhe të përqafojnë reformat e vështira ekonomike për të siguruar një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë.

Ai shtoi se gjithsesi edhe huadhënësit ndërkombëtarë duhet ta pranojnë se Greqia përballet me sfida të jashtëzakonshme dhe duhet të tregojnë fleksibilitet për të arritur marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG