Lidhje

Ri-shqyrtimi i strategjisë kundër ISIS


Ndërsa Shtetet e Bashkuara i afrohen vitit të dytë të luftës kundër militantëve të shtetit islamik (ISIS), zyrtarë dhe analistë thonë se forca ushtarake nuk do të jetë e mjaftueshme për të përmbushur premtimin e Presidentit Obama për ta degraduar dhe shkatërruar grupin militant.

Për muaj, administrata Obama ka ri-shqyrtuar strategjinë e saj për të mposhtur ISIS, i cili tani mban pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut. Në janar, Sekretari i Shtetit John Kerry diskutoi një qasje "holistike" që përfshin qeveri të përgjegjshme, dhe fuqizim në politikë, ekonomi dhe arsim.

Këtë javë, në mbyllje të takimit G7 në Gjermani, presidenti Barak Obama tha: "Kur Pentagoni të më paraqesë një plan përfundimtar, unë do ta ndajë atë me popullin amerikan." Dhe, tha ai, "do të kërkojë angazhim nga ana e irakianëve."

Por disa ekspertë të çështjeve të Lindjes së Mesme thonë se ndërsa shumica e njerëzve në rajon pranojnë se militantët janë kërcënim i dhunshëm në komunitetet e tyre, pjesëmarrja e plotë nga publiku arab në luftën kundër ISIS nuk do të jetë e lehtë.

Forca ushtarake nuk është e mjaftueshme

"Mposhtja e ISIS nuk do të zgjidhë problemin në afat të gjatë; ISIS erdhI nga diçka; erdhi nga dështimi i shtetit sirian dhe dobësitë e shtetit të Irakut për t'u kujdesur për të gjithë qytetarët e saj", thotë ish-ambasadori amerikan në Egjipt Francis Ricciardone.

Sondazhet e Zogby International tregojnë se shumica e arabëve nuk i mbështet bombardimet e udhëhequra nga SHBA, edhe pse e dinë se ISIS është një grup i rrezikshëm.

Në Institutin Arabo-Amerikan në Uashington, presidenti i grupit, Jim Zogby, shpjegon:

"Arabët humbën besimin në aftësinë e SHBA për të përdorur forcën në mënyrë të përgjegjshme; Iraku është një humbje e tmerrshme në psikikën arabe dhe sjellja e SHBA në çështjen Izrael-Palestinë gjithashtu ka pasur një ndikim. Pra, thjesht duke e ditur se arabët janë të frikësuar nga ISIS nuk duhet kuptuar thjesht se Amerika duhet të udhëheqë një sulm ushtarak kundër ISIS".

Jim Zogby thotë se shumë arabë gjithashtu nuk janë domosdoshmërisht të gëzuar për të parë SHBA dhe Iranin të dy duke luftuar - një grup suni që ka në shënjestër muslimanët shiitë, dhe Uashingtonin duke punuar me një qeveri në Irak që nuk ka sjellë sëbashku të gjitha segmentet e popullsisë.

Roli politik dhe socio-ekonomik

Në vitin 2009, tha Presidenti Obama në Kajro, SHBA mirëpret qeveritë që "qeverisin me respekt për të gjithë njerëzit e tyre" dhe "vënë interesat e vendit dhe popullit dhe ato të punës legjitime të procesit politik mbi interesat partiake."

Por Khalil Anani, profesor i Studimeve mbi Lindjen e Mesme në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se sundimtarët arabë kanë dështuar për të përfshirë opozitën politike, veçanërisht opozitën e moderuar islamike.

"Shumë të rinj arabë humbën besimin në demokraci dhe përqafuan ide shumë radikale duke u bërë më të prirur për t'u bashkuar me lëvizjet ekstreme sesa me partitë politike."

Ai argumenton se një nga gabimet kryesore të SHBA është tolerimi i regjimeve shtypëse në këmbim për stabilitet.

"Stabiliteti nuk mund të arrihet pa siguruar të drejtat e njerëzve, pa hapjen e sferës publike për njerëzit për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe pa iu përgjigjur ankesave ekonomike mes të varfërve."

Profesor Anani pranon nevojën për të kufizimin ushtarakisht të ISIS, por përmend pabarazinë ekonomike si faktor për zgjerimin e shtetit islamik.

"Është shumë e rëndësishme për të trajtuar problemet si varfëria, papunësia dhe pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve. Pa trajtuar këto çështje, duke përdorur forcën ushtarake vetëm do të lejojmë ekstremistët për të shfrytëzuar ankesat politike dhe ekonomike për të tërhequr muslimanët e rinj për t'u bashkuar me ISIS", thotë analisti Khalil Anani.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG