Lidhje

Policia në kërkim për të arratisurit nga burgu


Police officers search a property near the Clinton Correctional Facility in Dannemora, New York, June 8, 2015. Authorities hunting for two convicted murderers who staged a brash prison break in upstate New York were questioning a woman who worked at the m
Police officers search a property near the Clinton Correctional Facility in Dannemora, New York, June 8, 2015. Authorities hunting for two convicted murderers who staged a brash prison break in upstate New York were questioning a woman who worked at the m

Dy të burgosur që u arratisën nga një burg në Nju Jork katër ditë më parë mund të jetë drejtuar në shtetin fqinj të Vermont.

Guvernatorët e të dy shteteve u thanë gazetarëve të mërkurën se kanë informacion që tregon se të arratisurit Richard Matt, 48 vjeç dhe Davidi Sweat, 34 vjeç, mund të jenë duke shkuar në Vermont.

"Ne kemi informacion që sugjeron që ata mendonin se Nju Jorku do të jetë i nxehtë dhe Vermonti i freskëk në aspektin e zbatimit të ligjit dhe se një kamp në Vermont mund të jetë më i mirë për ta," tha guvernatori i Vermontit, Peter Shumlin.

Kufiri i Vermontit është 48 kilometra larg nga burgu Clinton në qytetin rural Dannemora, Nju Jork.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha se autoritetet nuk kanë përjashtuar çdo mundësi për kapjen e të arratisurve. Guvernatori tha se policia e Vermontit do të punojnë ngushtë me policinë e Nju Jorkut.
Ai paralajmëroi përsëri se të dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm dhe se nuk është koha për panik.

Zyrtarët e policisë së Nju Jorkut thonë se kanë marrë më shumë se 500 informata dhe janë duke punuar për të ndjekur çdo një prej tyre. Deri tani, thonë ata, nuk kanë asnjë ide se ku ndodhen dy të arratisurit.

Sweat ishte duke vuajtur dënim të përjetshëm për vrasjen e një zv/sherifi në vitin 2002. Matt përballej me 25 vjet burgim deri burgim të përjetshëm për rrëmbim, grabitje dhe vrasje të një personi më 1997.

Guvernatori Cuomo tha se dy të burgosurit me siguri duhej të kishin pasur ndihmë në arratisjen e tyre.

XS
SM
MD
LG