Lidhje

Kongresi kundër planit të tregëtisë së lirë


President Barack Obama walks with House Minority Leader Nancy Pelosi of Calif., right and House Minority Assistant Leader James Clyburn of S.C., as he visits Capitol Hill in Washington, June 12, 2015.

President Barack Obama walks with House Minority Leader Nancy Pelosi of Calif., right and House Minority Assistant Leader James Clyburn of S.C., as he visits Capitol Hill in Washington, June 12, 2015.

Plani ambicioz i Presidentit Barack Obama për marrëveshje të tregëtisë së lirë me Azi-Paqësorin mori një goditje të rëndë të premten kur Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër disa pjesëve të paketës tregëtare.

Zoti Obama shkoi në Kongres të premten paradite për t'u bërë një thirrje të minutës së fundit demokratëve, shumë prej të cilëve janë të shqetësuar se marrëveshja tregëtare Partneriteti Trans-Paqësor do të çonte në largimin e vendeve të punës nga Amerika dhe do të dëmtonte mjedisin.

Edhe pasi zoti Obama u takua me anëtarë të rëndësishëm të partisë së tij të premten, udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se do ta kundërshtonte legjislacionin në fjalë.

Nga pala republikane, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha se do ta mbështeste atë.

Republikanët në përgjithësi mbështesin marrëveshjet e tregëtisë së lirë, por shumë prej tyre kanë rezerva për t’i dhënë zotit Obama atë që shihet si një arritje madhore politike, veçanërisht para zgjedhjeve të 2016-ës.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar të ketë autoritetin vendimtar për të negociuar.

Ky autoritet do ta lejonte Shtëpinë e Bardhë të negocionte me 12 vende të Azisë pa e lejuar Kongresit të bënte ndryshime në marrëveshje.

XS
SM
MD
LG