Lidhje

Britania mbi çështjen Snowden


Downing Street

Downing Street

Një gazetë e njohur britanike thotë se Rusia dhe Kina kanë deshifruar dosjet sekrete të vjedhura nga ish-kontraktori i zbulimit amerikan Edward Snowden, duke i detyruar autoritetet britanike për të tërhequr spiunët nga operacionet e drejtpërdrejta në vendet armiqësore.

Gazeta Sunday Times thotë se tërheqja ishte urdhëruar pasi Moska fitoi qasje në më shumë se një milion dosje nga ato që Snowden morri kur u largua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2013, ku punonte si kontraktor për Agjencinë Qendrore të Zbulimit dhe Agjencinë e Sigurimit Kombëtar.

Kina gjithashtu thuhet se ka parë dokumentet që zbulojnë një numër teknikash të inteligjencës perëndimore.

Snowden, i cili përballet me akuza për spiunazh dhe vjedhje në SHBA, jeton në Rusi me strehim të përkohshëm.

XS
SM
MD
LG