Lidhje

Chris Smith: Forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë


Kryetari i Komisisonit amerikan të Helsinkit, ligjvenësi Chris Smith, në një rezolutë të paraqitur në Kongres me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë i cilëson veprimet e forcave serbe atje si gjenocid.

“Mijëra personat e pafajshëm që u masakruan në Srebrenicë meritojnë që t’i kujtojmë”, tha kryetari i Komisionit amerikan të Helsinki, duke shtuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa që autorët e masakrës të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në Srebrenicë, me qëllim që të parandalohen masakra të tjera në të ardhmen”.

Masakra e korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë ishte një prej mizorive më të rënda që ndodhën gjatë konfiktit në Bosnje-Hercegovinë, që zgjati nga prilli i vitit 1992 deri në nëntor të vitit 1995. Gjatë kësaj periudhe u zhvendosën më tepër se 2 milionë njerëz, mbi 100 mijë u vranë dhe dhjetra mijëra iu nënshtruan shkeljeve të ndryshme nga përdhunimi tek torturat.

XS
SM
MD
LG