Lidhje

BE diskuton emigracionin


Italian police officers in riot gear remove a migrant in Ventimiglia, at the Italian-French border, June 16, 2015.

Italian police officers in riot gear remove a migrant in Ventimiglia, at the Italian-French border, June 16, 2015.

Ministrat e brendshëm të BE-së u takuan në Luksemburg për të shqyrtuar masat që duhen marrë për emigracionin. Ndërkohë që vazhdojnë raste të tjera anijesh me emigrantë nga brigjet e Afrikës, vende si Franca dhe Gjermania mendojnë se është përgjegjësia e Italisë dhe Greqisë për të veçuar emigrantët ekonomikë nga azilkërkuesit.

Vetëm gjatë këtij mijëra emigrantë kanë humbuir jetën në detin Mesdhe. Megjithë premtimet për të reaguar, qeveritë evropiane vazhdojnë të përballen me një ndjesi në rritje kundër emigrantëve, me shkurtime buxheti, si dhe me pikëpamje të ndryshme për reagimin ndaj emergjencave.

Komisioni Evropian kërkon që qeveritë e vendeve të BE-së të bien dakort për të strehuar 24 mijë azilkërkues nga Italia dhe 16 mijë nga Greqia në dy vitet e ardhshme, si dhe të rrisin në përgjithësi nivelin e pranimit të emigrantëve.

Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano u bëri thirrje kolegëve evropianë të tregojnë më shumë solidaritet.

“Duhet të sillemi si evropianë sepse një nga vlerat tona themelore është lëvizja e lirë. Politika e përbashkët e azilit është e bazuar në parimin e përgjegjësisë dhe solidaritetit, për të shmangur një falimentim të Evropës. Çështja e emigracionit është pikërisht një lloj çështje për të cilën Evropa ose fiton ose humbet. Nuk ka rrugë të mesme.”

Ministrat e Brendshëm të Gjermanisë dhe Francës mbërritën së bashku në takim.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë duke pranuar regjistrime masive. Jemi gjithashtu të gatshëm të krijojmë një sistem rishpërndarjeje për ata që kanë një shans real që të qëndrojnë. Të tjerët, që kanë ardhur për arsye të kuptueshme ekonomike dhe që nuk përfshihen nga ligjet e emigracionit, do të qëndrojnë në Itali apo Greqi, dhe do të rikthehen në vendet e tyre,” tha ministri i brendshëm gjerman.

Edhe ministri francez shprehu të njëjtin qëndrim.

“Kërkojmë zgjidhje dhe përgjigje për pyetjet e ngritura. Vërtet parimet janë solidaritet dhe përgjegjësi. Po, solidaritet. Por, për një rishpërndarje gjeografike dhe ripranim. Përgjegjësi, nëpërmjet përcaktimit të zonave të nxehta dhe të një sistemi kthimi për ata që kategorizohen si emigrantë të paligjshëm ekonomikë.”

Vende si Franca dhe Austria kanë vendosur rishtazi të shtojnë kontrollet në kufijtë e tyre me Italinë për të parandaluar kalimin e emigrantëve. Këto masa kanë vështirësuar marrëdhëniet brenda BE-së, dhe janë kundër frymës së lëvizjes së lirë brenda zonës Schengen.

Ndërkohë, marina gjermane qarkulloi një video ku tregohet një anije gjermane pranë brigjeve të Libisë duke shpëtuar sot mbi 500 emigrantë pasi morën një thirrje për ndihmë nga qendra në Romë e koordinimit të operacioneve të shpëtimit në det. Emigrantët pritet të mbërrijnë në portin italian Reggio Calabria dhe t’u dorëzohen autoriteteve italiane.

XS
SM
MD
LG