Lidhje

Golden State Warriors, kampion në basketboll


Ekipi Golden State Warriors mposhti Cleveland Cavaliers 105-97 të martën duke fituar serinë e kampionatit të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit 2014-15.

The Warriors patën nga 25 pikë të shënuara nga Stephen Curry, lojtari më i mirë i NBA, dhe Andre Iguodala, për të ndihmuar ekipin të fitonte 4 nga gjashtë ndeshjet e finales, e para fitore e kampionatit për ekipin që nga viti 1975. Iguodala, i cili kaloi gjithë sezonin si lojtar rezervë deri në ndeshjen e katërt të serisë, duke u cilësuar lojtari më i vlefshëm i finaleve.

Superstari LeBron James shënoi 32 pikë për Cavaliers, duke patur një performancë dominuese gjatë gjithë serisë së kampionatit. Por James iu desh të luante pa yllin tjetër të skuadrës Kevin Love, i cili ishte dëmtuar më parë dhe Kyrie Irving, i cili pati një lëndim të gjurit në ndeshjen e parë të finaleve, duke e lënë ekipin pa një prej pikëshënuesve më dominant.

Humbja të martën ishte e hidhur për James, i lindur në këtë shtet, i cili e filloi karrierën e tij me Cavaliers dhe u rikthye vitin e kaluar pas katër sezonesh me Miami Heat, ku ai fitoi dy kampionate të NBA. Ajo shënoi gjithashtu një tjetër sezon zemërthyes për sportdashësit e ekipit Cleveland, që nuk kanë fituar kampionatin në më shumë se 50 vjet.

XS
SM
MD
LG