Lidhje

Komisionerët e Helsinkit, thirrje për zgjedhje të lira dhe të drejta në Shqipëri


Kryetari dhe një nga anëtarët e Komisionit amerikan të Helsinkit thanë në prag të zgjedhjeve lokale se “populli i Shqipërisë meriton një shans për të zgjedhur një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe të ndershme që është jetike për t’i ndihmuar të realizojnë aspiratat për shtet ligjor dhe mirëqenie”.

Kongresmenët republikanë Chris Smith dhe Robert Aderholt thonë në deklaratën e tyre se “qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të kenë besim se po marrin pjesë në një process zgjedhor transparent, pa frikësime, ngacmime ose sulme ndaj kandidatëve, medias, zyrtarëve zgjedhorë apo votuesve”.

“Për fat të keq, këto janë shqetësime të vazhdueshme në Shqipëri dhe shpresojmë që këto zgjedhje të vëzhgohen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe nga grupet lokale në Shqipëri”.

Për 25 vjet, Komisioni amerikan i Helsinkit ka ndjekur dhe inkurajuar Shqipërinë për zbatimin e angazhimeve të OSBE-së. Përveçse anëtar i Komisionit të Helsinkit, kongresmeni Aderholt është edhe zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

XS
SM
MD
LG