Lidhje

Papa komenton për deportimet gjatë Luftës së Dytë


Papa Françesku kritikoi fuqitë e mëdha të botës se nuk vepruan, siç u shpreh ai, në një kohë kur informacionet e zbulimit tregonin se hebrenjtë, të krishterët, homoseksualët dhe të tjerë ishin duke u transportuar për në kampet e vdekjes në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai gjithashtu bëri kritika për faktin që shumë të krishterë vuajtën dhe gjetën vdekjen në gulagët e Rusisë nën diktaturën e Stalinit.

Komentet Papa i bëri në një fjalim të improvizuar gjatë vizitës në Torino. Ai iu drejtua të rinjve të cilëve u tha se ai e kupton se sa të vështirë e kanë ata për t’i besuar botës.

Papa Françesku tha: “Fuqitë e mëdha, e ndanë Evropën si një tortë'' në vitet 1930 dhe 1940.” Ai tha se në botën e sotme “çdo gjë bëhet për para''.

XS
SM
MD
LG