Lidhje

BE ndërmerr operacion kundër trafikut njerëzor


Migrants rest after disembarking from the British assault ship HMS Bulwark at the Sicilian port of Catania after being rescued at sea, Italy, June 8, 2015.
Migrants rest after disembarking from the British assault ship HMS Bulwark at the Sicilian port of Catania after being rescued at sea, Italy, June 8, 2015.

Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka ndërmarrë një operacion që ka në shënjestër trafikantët dhe kontrabandistët që transportojnë emigrantët përmes Detit Mesdhe për në Evropë.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u tha gazetarëve në Luksemburg se misioni fillimisht do të mbledhë informacione dhe do të patrullojë ujërat ndërkombëtare në përpjekje për të identifikuar dhe mbikqyrur rrjetet kontrabandiste. Ajo theksoi se synimi është që të ndërpritet aktiviteti i trafikantëve që i dërgojnë emigrantët në udhëtimin e rrezikshëm që ka shkaktuar vdekjen e 2 mijë vetëve këtë vit.

“Më lejoni ta bëj shumë të qartë se objektivi ynë nuk janë emigrantët. Ne kemi në shënjestër ata që po përfitojnë duke rrezikuar jetën e tyre dhe disa herë nga vdekja e tyre. Kjo është pjesë e përpjekjes sonë për të shpëtuar jetë”.

Zonja Mogherini tha se është hera e parë që Bashkimi Evropian e merr njëzëri kaq serziozisht në shqyrtim këtë çështje.

Një fazë e mëtejshme e këtij operacioni të BE-së do të zgjerohej në territorin e Libisë, që është një nga pikënisjet kryesore të emigrantëve. Por kjo do të kërkonte miratimin e auotoriteteve libiane dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkojë gjatë fundjavës, një anije e marinës britanike shpëtoi mbi 900 emigrantë në brigjet e Libisë dhe i çoi sot në portin e Tarantos.Sipas marinës, mes 914 të shpëtuarve, ishin 39 fëmijë dhe 133 gra.

Zyrtarët evropianë kanë kohë që përpiqen të gjejnë rrugët për të përballuar fluksin e emigrantëve që këtë vit ka arritur në 100 mijë, shumica e të cilëve kanë shkuar në Greqi dhe Itali pasi kanë lënë vendet e tyre për t’i shpëtuar luftës. Varfërisë dhe përndjekjes politike.

XS
SM
MD
LG