Lidhje

BE, thirrje Maqedonisë t'i japë fund krizës


Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian u ka këruar të marten drejtuesve politikë të Maqedonisë që t’i japin fund krizës politike dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme, në bazë të marrëveshjes së 2 qershorit.

Këshilli ka miratuar konkluzionet për Maqedoninë, duke kërkuar realizimin e shpejtë të reformave dhe hetime mbi veprimet e mundshme kriminale që dalin nga skandali i përgjimeve.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, vendi i të cilit është kryesues i
radhës me Bashkimin Evropian, ka thënë se shpreson që mesazhi i Këshillit të Ministrave do të dëgjohet në Shkup, “por nëse gjendja nuk ndryshon atëherë BE do të shikojë se ç’farë masash mund të ndërmarrë”, është shprehur ai.

Ministri letonez ka shtuar se marrëveshja e 2 qershorit do të kthente vlerat demokratike në vend, përfshirë marrëdhëniet e mira ndëretnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve fqinjë. Ministri Rinkēvičs ka nënvizuar nevojën për reforma në fushën e sundimit të së drejtës, pavarësinë e gjyqsorit, median, reformat zgjedhore, çështjen e korrupsionit dhe atë të politizimit të institucioneve shtetërore.

Kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet që t’i miratojnë këto konkluzione ditën e enjte dhe të premte.

Katër drejtuesit e partive kryesore në Maqedoni do të takohen sërish më 29 qershor, në pritje të një marrëveshjeje për formimin e një qeverie të përkohëshme, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohëshme të planifikuara për muajin prill të vitit 2016.

Burime të afërta me dy partitë rivale maqedonase, VMRO dhe Lidhja Social Demokrate thonë se kryeministri aktual Nikolla Gruevski mund të largohet nga detyra gjashtë muaj para zgjedhjeve të parakohshme.

XS
SM
MD
LG