Lidhje

Obama, eulogji për pastorin e vrarë


U.S. President Barack Obama speaks in front of the casket of Rev. Clementa Pinckney during funeral services for Pinckney in Charleston, South Carolina June 26, 2015. Pinckney was one of nine victims of a mass shooting at the Emanuel African Methodist Epi

U.S. President Barack Obama speaks in front of the casket of Rev. Clementa Pinckney during funeral services for Pinckney in Charleston, South Carolina June 26, 2015. Pinckney was one of nine victims of a mass shooting at the Emanuel African Methodist Epi

Presidenti Barak Obama mbajti një eulogji të premten në funeralin e pastorit të një kishe afrikano-amerikane i cili u vra së bashku me tetë pjesëtarë të kishës së tij nga një person i armatosur i bardhë që thuhet se donte të fillonte një luftë racore.

Presidenti e përdori eulogjinë e tij prej 35 minutash për të lëvduar mënyrën se si Amerika i është përgjigjur masakrës.

"Vrasësi i dyshuar nuk mund ta imagjinonte se si qyteti Charleston, nën udhëheqjen e mirë dhe të mençur të kryetarit Riley – se si shteti i Karolinës së Jugut, se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgjigjeshin - jo thjesht duke u larguar nga veprimi i keq, por me zemër e bujari të madhe dhe, më e rëndësishmja, me një analizë të vetvetes në mendime dhe vetë-ekzaminim që aq rrallë shohim në jetën publike."

Gjendja në qytet ishte festive, pavarësisht nga tragjedia. Fakti i thjeshtë se Barak Obama shkoi aty, ishte gëzim.

Shumë njerëz morën pjesë dhe disa prej tyre u detyruan ta shikojnë funeralin nga larg.

Pas ceremonisë, ata që morrën pjesë ishin të frymëzuar.


Lakrista Davis tha se i pëlqeu stili i eulogjisë së Obamës.

"Kjo më befasoi. Ne pamë sot një president ndryshe."

Michael J. Wright II, një i afërm i pastorit vrarë, tha se dënimi nga presidenti i paragjykimeve raciale ishte i rëndësishëm.


"Do të jehojë për një kohë shumë të gjatë. Sepse ai goditi shumë prej çështjeve që shumica e njerëzve ishin të frikësuar t’i thonin. "

Patton Webb është dakord.


"Mendoj se ajo që ndodhi javën e kaluar ka hapur sytë e njerëzve. Jo vetëm të presidentit, por të Charlestonit, Karolinës së jugut, vendit dhe botës"
Ky ishte një kujtim për një udhëheqës të dashur vendor zezak i vrarë në emër të armiqësisë racore, por fjalët e fuqishme të presidentit e kthyen atë atë një afirmim të unitetit dhe pajtimit.

XS
SM
MD
LG