Lidhje

Ndalohen vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko


Forcat speciale të policisë ndaluan rreth orës 21 të mbrëmjes (të shtunën) dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko që akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Rënda se kanë qëlluar mbi efektivin e forcave speciale Ibrahim Basha në Lazarat të Gjirokastrës.

Burime paraprake policore thanë se operacioni u zhvillua në zonën e Kardhiqit, rreth 10 Kilometër në Veri të Gjirokastrës . Nuk njoftohet nëse ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe dy personave të kërkuar.Babai i dy te rinjve dhe nje avokat ne deklarimet me heret kishin pohuar se dy te rinjte nuk kishin lidhje me vrasjen. Ata i kishin bere atyre thirrje te dorezoheshin prane organeve ligj-zbatuese.

XS
SM
MD
LG