Lidhje

Kuvajti identifikon autorin e sulmit terrorist


Security forces and officials gather at a Shiite mosque after a deadly blast claimed by the Islamic State group that struck worshipers attending Friday prayers in Kuwait City, June 26, 2015.
Security forces and officials gather at a Shiite mosque after a deadly blast claimed by the Islamic State group that struck worshipers attending Friday prayers in Kuwait City, June 26, 2015.

Kuvajti tha të dielën se ka identifikuar një qytetar saudit si autorin e sulmit vetvrasës në një xhami shiite ku u vranë të paktën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ministria e Brendshme tha se Fahd Suleiman Abdulmohsen al-Qaba'a është përgjegjës për sulmin në xhami gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Incidenti në Kuvajt ishte një nga tre sulmet terroriste të premten në tre kontinente.

Kryeministri tunizian Habib Essid u përpoq të shtojë sigurinë pasi një i ri tunizian hapi zjarr mbi turistët në një plazh privat duke vrarë të paktën 38 njerëz. Më pas, i dyshuari u qëllua për vdekje.

Në jug të Francës, një person hyri në një uzinë amerikane kimikatesh, dhe i preu kokën një biznesmeni. I dyshuari është nën arrest

XS
SM
MD
LG