Lidhje

Thellohet kriza e borxhit grek


A pensioner waits outside a branch of the National Bank of Greece hoping to get his pension, in Thessaloniki, Greece, June 29, 2015.
A pensioner waits outside a branch of the National Bank of Greece hoping to get his pension, in Thessaloniki, Greece, June 29, 2015.

Greqia u zgjua sot me banka të mbyllura dhe bankomate të zbrazëta.

Megjithatë, pagesat e pensioneve nuk do të preken masat e reja për të kontrolluar kapitalin. Pensionistët u grumbulluan herët në degët e bankave, duke shpresuar se do të ishin në gjendje të marrin paratë e tyre nga bankomatet, por nuk mundën. Ministria e Financave tha se do të shpjegojë më vonë se si do të shpërndahen pagesat e pensioneve.

Greqia, e zbrazur nga paratë kesh dhe e mbetur jashtë financimeve evropiane, urdhëroi mbylljen e bankavr dhe tregun e aksioneve për gjashtë ditë duke filluar nga e hëna, ndërsa kriza financiare e vendit thellohet dhe afati kohor i së martës afron me shpejtësi.

Kryeministri Alexis Tsipras doli para televizionit të djelën për të njoftuar lëvizjen, disa orë pasi Banka Qëndrore Evropiane tha se nuk do të vazhdojë programin e huasë emergjente që kishte lejuar bankat greke të vazhdonin të mbeteshin të hapura gjatë javëve të fundit.

Njoftimi i zotit Tsipras vjen pas disa javë bisedimesh mes negociatorëve grekë dhe kreditorëve evropianë që përfunduan pa një marrëveshje mbi kushtet e programit të shpëtimit. Pa një marrëveshje, analistët thonë se Athina ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të paguajë këstin prej 1.8 miliardë dollarësh të martën ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri fajësoi kreditorët evropianë për krizën që kërcënon anëtarësinë e Greqisë në bllokun e 19 vendeve të Eurozonës.

Bankat dhe tregu i aksioneve do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura derisa votuesit grekë të vendosin në referendumin e 5 korrikut në se do të pranojnë apo refuzojnë masat e reja shtrënguese nga kreditorët e huaj.

Gjatë mbylljes së bankave, klientët mund të tërheqin deri në 60 Euro në ditë dhe asnjë shumë parash nuk mund të largohet jashtë vendit pa miratim paraprak.

Në një zhvillim tjejtër, njoftimet nga Maqedonia fqinje thonë se qeveria e Shkupit urdhëroi të djelën institucionet e saj financiare të tërheqin paratë e tyre nga bankat greke. Kufizime u vendosën gjithashtu në daljen e kapitalit drejt fqinjit jugor.

Të djelën, ministri grek i Financave Yanis Varoufakis la të kuptohej se Athina mund të mos e bëj pagesën e 1.8 miliardë dollarëve ndaj FMN-së. Ai theksoi se Banka Qëndrore Evropiane përfitoi nga bondet greke në vitin 2014, dhe shtoi se banka duhet thjesht të transferojë paratë e përfituara tek FMN-ja për të mbuluar pagesën e huasë.

Drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde shprehu zhgënjim ndaj kësaj deklarate. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel folën në telefon të djelën dhe ranë dakort se është “tejet e rëndësishme” që Greqia të pranojë kërkesat evropiane për reforma si rrugën drejt rritjes në bllokun e 19 vendeve të Eurozonës.

Pak pasi parlamenti grek votoi të djelën për miratimin e referendumit të 5 korrikut, zoti Tsipras tha në televizionin shtetëror se “njerëzit duhet të vendosin të lirë nga shantazhet” për të pranuar apo jo masat e reja shtrënguese të reformave. Ai tha githashtu se qeveria e tij po bën thirrje për një vote “jo” në se kushtet mbeten të pandryshuara.

XS
SM
MD
LG