Lidhje

Lëndë mësimore për disiplinën financiare


A man walks past an electronic board showing the benchmark Shanghai and Shenzhen stock indices, on a pedestrian overpass at the Pudong financial district in Shanghai, China, June 26, 2015.

A man walks past an electronic board showing the benchmark Shanghai and Shenzhen stock indices, on a pedestrian overpass at the Pudong financial district in Shanghai, China, June 26, 2015.

Matematika është një ndër lëndët kryesore në sistemin arsimor amerikan. Por shpesh programi mësimor për matematikën nuk përfshin përdorimin e këtyre njohurive për të planifikuar buxhetin apo për të përdorur sa më mirë paratë. Prandaj në disa shkolla ka lëndë të veçanta që përqëndrohen në këto njohuri. Do të flasim tani për shkollën e mesme Charles H. Flowers në Meriland afër Uashingtonit, ku nxënësit marrin njohuri për të përftuar aftësi që do t’u shërbejnë për gjithë jetën.

Në këtë klasë nxënësit punojnë me shifra, por jo thjesht në kontekstin e matematikës.

Camilla Pea është mësuesja e lëndës së njohurive financiare:

“Shumë nxënës e zgjedhin këtë lëndë pasi e kuptojnë se njohuritë financiare mund t’u ndryshojnë të ardhmen”.

Një ndër mësimet më të rëndësishme që marrin këtu është si të kursejnë para dhe të marrin vendime më të mira financiare.

“Po përpiqem t’i ndihmoj të kuptojnë se çfarë zotërojnë prindërit e tyre dhe si ata vetë mund të akumulojnë zotërime monetare”.

“Ajo na ka mësuar si të kursejmë. Merr njohuri si të veprosh kur del në jetë, kur mbaron universitetin. Kam biseduar edhe me prindërit për të hapur një llogari kursimesh për vete”.

“Dua t’u mësoj si të bëjnë zgjedhje që i shërbejnë së ardhmes dhe jo thjesht momentiT aktual. Nuk është e lehtë”.

Por Abiola Bakare duket se e ka kapur mësimin. Ai di si të planifikojë buxhetin dhe si të përcaktojë përparësitë.

“E kuptova se duhet të punoj me buxhetin që kam dhe të vendos se çfarë dua të shpenzoj tani dhe çfarë të lë për më vonë”.

Zonja Pea u shpjegon nxënësve se çfarë gabimesh bëjnë zakonisht ata që përfundojnë në varfëri: nuk ndjekin me kujdes shpenzimet që bëjnë, harxhojnë më shumë se kanë dhe përdorin pa kriter kartat e kreditit. Ajo jep shembuj konkretë për t’u treguar si të shmangin zgjedhjet e gabuara në shpenzime.

“Adoleshentëve u pëlqen të ndjekin modën. Pra shpenzojnë shumë për gjëra që i përdorin vetëm një javë dhe pastaj u del moda”.

“E kam bërë më parë këtë gabim. Bëra ca para dhe në vend që të kurseja për të ardhmen, bleva këpucë e rroba; ishte gabim i madh”.

Mësuesja e filloi këtë lëndë tre vjet më parë. Vjet ajo u zgjodh si mësuese e dalluar në lëndën e menaxhimit të financave nga filiali për Uashingtonin i organizatës jofitimprurëse Jump$tart, e cila mbështet informimin mbi financat. Nëndrejtoresha e shkollës Charles H. Flowers, zonja Moji Silva thotë se kjo lëndë është bërë shumë e kërkuar nga nxënësit dhe prindërit.

“Një nga prindërit më tha “Kur isha unë i ri, nuk kishim lëndë të tilla. Nuk dija si të shkruaja një çek deri kur shkova në universitet”.

Një ndër detyrat e klasës është që nxënësit të pyesin prindërit sa para bëjnë dhe si i shpenzojnë, në mënyrë që disiplina financiare të bëhet pjesë e jetës së përditshme.

XS
SM
MD
LG