Lidhje

Përvjetori i Shtetit Islamik


E hëna shënon një vit që kur Abu Bakr al-Bagdadi, kreu i grupit Shteti Islamik, shpalli atë që ai e quajti "kalifat islamik" që shtrihet në të gjithë Sirinë lindore dhe në Irakun verior e perëndimor, tashmë një nga zonat më të përgjakshme të globit dhe epiqendra e përpjekjeve ndërkombëtare për luftën kundër ekstremistëve.

Deklarata u bënte thirrje muslimanëve të mbështesnin përpjekjet e militantëve suni të cilët u prisnin kokën pengjeve, ndërmerrnin shpërthime vetëvrasëse, luftonin kundër ushtarëve irakianë dhe sirianë, dhe merrnin përgjegjësinë për sulmet terroriste jashtë vendit, duke tërhequr mijëra të huaj drejt kauzës së tyre.

Ata përfituan nga lufta civile siriane dhe kaosi politik në Irak për të pushtuar qytetet e mëdha në të gjithë rajonin, duke përfshirë kryeqytetin e tyre de facto Raqqa në Siri, si dhe Mosulin, Ramadin dhe Falluxhan në Irak.2014 ishte viti më vdekjeprurës në Irak që nga tërheqja e trupave luftarake amerikane, ndërsa ky vit duket se do ta thyejë këtë record.

Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara filloi të udhëheqin një koalicion të gjerë vendesh, duke kryer sulme ajrore kundër objektivave të shtetit islamik, duke filluar nga Iraku në muajin gusht dhe një muaj më vonë në Siri.

XS
SM
MD
LG