Lidhje

Debate në parlament për 21 qershorin


Opozita akuza të forta për manipulime. Shumica: Ishin zgjedhjet më të mira. Patozi i PD-së: Zgjedhjet të pista, por kjo nuk e përligj humbjen e opozitës

Në Shqipëri parlamenti është përfshirë sot në debate të gjata mes palëve rreth zgjedhjeve vendore të 21 qershorit

Përfaqësuesë të ndryshëm të opozitës kanë përsëritur qëndrimin tanimë zyrtar të së djathtës se procesi i 21 qershorit ishte sipas tyre i manipuluar, ndërkohë që përfaqësuesit e shumicës së majtë kanë patur një vlerësim të kundërt.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i konsideroi zgjedhjet si më të mirat që janë organizuar ndonjëherë e që sipas tij respektuan standartet ndërkombëtare.

Por në një fjalë të gjatë të tijën, ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se sipas tij, si kurrë më parë, procesi kishte qenë "një krim shtetëror. Zgjedhjet u udhëhoqën nga bota e krimit", deklaroi zoti Berisha, duke u ndalur te kandidatët e inkriminuar që sic tha ai u përzgjodhën nga kryeministri.

Ndër përfaqësuesit e opozitës, ra në sy fjala e deputetit Astrit Patozi. Edhe sipas tij zgjedhjet e 21 qershorit “ishin të këqija dhe të pista, një lloj pushtimi i butë, ku - sic u shpreh - pushteti ndërhyri me egërsi aty ku ndjehej i kërcënuar”. Megjithatë – shtoi ai - kjo nuk e përligj humbjen e opozitës, e cila sa më shumë të fshihet aq më shumë do të rëndojë mbi shpinën e saj të kërrusur. Opozita – tha zoti Patozi - nuk arriti të bënte diferencën me qeverinë, në mënyrë që shqiptarët ta shihnin atë si një shpresë për të dalë nga mocali i politikës".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG