Lidhje

Dy turistë çekë, të vrarë me armë zjarri në veri të Shqipërisë


Dy turistë çekë, pjesë e një kampingu të ngritur nga të rinj nga Çekia, në zonën malore në veri të Shqipërisë, u vranë mbrëmë me armë zjarri teksa po udhëtonin me makinën e tyre në drejtim të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20 të natës së kaluar, në një zonë piktoreske, në afërsi të fshatit Prekal të Komunës Postribë, rreth 19 kilometër nga qyteti i Shkodrës.

Vrasja e dy te rinjve ceke, qe kishin zgjedhur Shqiperine si destinacion turistik, u denua sot pasdite edhe nga Kryetari i Parlamentit Ilir Meta. Zoti Meta I shprehu solidaritet familjareve te dy turisteve te vrare dhe kerkoi nga organet e zbatimit te ligjit " te veprojne me shpejtesi dhe te vendosin perpara drejtesise autoret e ketij akti barbar, i cili bie ndesh me traditat e mikpritjes, bujarise dhe beses te krahines se Dukagjinit dhe gjithe popullit shqiptar"

Micael Stavos, Anna Kosinova

Micael Stavos, Anna Kosinova

Dy të rinjtë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, po udhëtonin me makinen e tyre me targa 4P8:9798 nga kampingu në drejtim të qytetit të Shkodrës kur u qëlluan për vdekje. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se autori i vrasjeve ka qenë nje përson i trete, i cili udhëtonte së bashku me viktimat.

Forcat e policisë, që shkuan në vendin e ngjarjes, gjetën automjetin e turistëve çekë në rrugën kryesore që lidh Prekalin me Shkodrën dhe, në brendësi të tij, dy shtetasit çekë, një djalë dhe një vajzë, të vrarë me armë zjarri automatike. Gjithashtu, në brendësi të automjetit u gjet një armë automatike, ndërsa jashtë tij një krehër fishekësh dhe dy gëzhoja, të cilat po analizohen nga grupi i ekspertëve të policisë dhe prokurorisë.

Që nga nata e kaluar, forca të shumta të policisë vendore, të mbështetura dhe nga forca speciale të policisë, të ardhurra nga Tirana, kanë nisur një operacion të gjërë për krehjen e zonës, me synim zbulimin dhe kapjen e autorëve. Deri në mesditë, policia kishte shoqëruar 30 përsona për t’i marrë në pyetje.

Gjithashtu, policia njoftoi sot një shpërblim prej 30 mijë eurosh, për cilindo që do të japë informacione të vleftëshme, që qojnë në zbulimin dhe kapjen e autorëve. Policia u bëri thirrje banorëve të zonës që të bashkëpunojnë me policinë për çdo informacion që lidhet me ngjarjen dhe vuri në dispozicion një numër telefonik.

Gjatë një konference shtypi, të mbajtur në mesdite në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë dhe u shprehu ngushëllime familjarëve të dy të rinjve çekë. Zoti Çipa tha se ngjarja ka angazhuar policinë dhe prokurorinë për të zbuluar sa më parë autorët dhe për t’i vënë ata përpara drejtësisë. Ndërkohë, ai kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e të gjithë komunitetit, gjithë qytetarëve dhe, në veçanti, të banorëve të zonës, për të trasmetuar informacione të vleftëshme mbi autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Policia, shtoi ai, ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 30 mijë eurosh për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, duke garantuar edhe anonimatin për përsonat që do të informojnë policinë.

Mbështetur mbi veprimet e para proceduriale dhe hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bëri të ditur se janë hedhur dyshime të forta se autori i kryerjes së krimit ka qenë në brendësi të automjetit të dy viktimave, duke realizuar kështu nga brenda vrasjen e tyre.

Provat e gjetura në vendngjarje si dhe dëshmitë e përsonave të shoqëruar po i nënshtrohen procedurave hetimore që po kryhen nën drejtimin e prokurorit Besnik Cani.

Rreth 14 vite më parë, në tetor të vitit 2001, në zonën malore të Shkodrës humbën tre turistë të rinj nga Çekia; Jan Pavenka, Mihal Pavenka dhe Lenka Tuçkova. Megjithë hetimet, që zgjatën disa vjet, nxitur edhe nga interesimi i vazhdueshëm i familjarëve dhe autoriteteve çeke, ngjarja dhe trupat e tre të rinjve çekë, nuk u zbuluan kurrë.

Zona malore e Dukagjinit dhe, në veçanti, ajo e Thethit, tërheqin çdo vit me mijra turistë të huaj, kryesisht të rinj nga Çekia, të cilët pëlqejnë turizmin malor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG