Lidhje

Qytetarët grekë vendosin


A woman casts her vote at a polling station in Athens, Greece, in a critical bailout referendum, July 5, 2015.
A woman casts her vote at a polling station in Athens, Greece, in a critical bailout referendum, July 5, 2015.

Qytetarët grekë vendosin sot nëse do të pranojnë masa të mëtejshme shtrënguese për të përfituar fonde shpëtimi evropiane, apo nëse do të refuzojnë kërkesat e BE-së dhe të rrezikohen të dalin nga Eurozona.

Anketimet e zhvilluara për këtë votim tregojnë se rezultati do të jetë shumë i ngushtë.

“Mendoj se duhet të fitojë ‘po’-ja. Nuk ka shpëtim tjetër. Shpresoj që gjërat të përmirësohen. Situata tashmë është dramatike.”

Pasi hodhi votën e tij, Kryeministri grek Tsipras tha se votimi ‘jo’ është të zgjedhësh demokracinë mbi frikën.

Ai akuzoi kreditorët se përdorin taktika frikësimi që votuesit të votojnë ‘po’ dhe të pranojnë masat shtrënguese për një shpëtim financiar nga BE-ja.

Shumë votues po e përqafojnë thirrjen e kryeministrit për të votuar kundër në referendum.

“Unë kam votuar për zotin Tsipras dhe dua të votoj ‘jo’, pasi kam jetuar në Evropë dhe i njoh të drejtat që gëzojnë evropianët dhe grekët. Nuk janë të njëjtat. Ne duam të jemi në Evropë, por pa disanvantazhet e Evropës. Kjo është arsyeja.”

Ministri grek i financave Varoufakis akuzon BE-në për ‘terrorizëm’ nëpërmjet frikësimit të grekëve. Por, ata që besojnë tek ‘po’-ja thonë se Greqia nuk ka tjetër zgjedhje përveç të ardhmes evropiane.

Evropianët e akuzojnë Athinën se refuzon të ndërmarrë reforma të mëtejshme ekonomike, ndërkohë që grekët thonë se kanë sakrifikuar mjaftueshëm dhe se ndjehen të skllavëruar nga kreditorët e tyre.

XS
SM
MD
LG