Lidhje

Sulmet e koalicionit në Siri


Sulmet arjore të koalicionit amerikan në lindje të Sirisë vranë dje dhe sot të paktën 23 militantë të Shtetit Islamik dhe plagosën disa të tjerë.

Në një deklaratë të publikuar sot, koalicioni tha se sulmet kishin si objektiva struktukrat dhe rrugët transit të përdorurra nga ISIS në qytetin Raka..

Zëdhënësi i koalicionit, Thomas Gilleran tha se sulmet ajrore që ai i quajti të rëndësishme, synonin të pamundësojnë lëvizjen e kapaciteteve ushtarake nga SIria në Irak.

Të shtunën militantët e Shtetit Islamik publikuan një video ku tregonin ekzekutimin e 25 burrave në një amfiteatër të lashtë në qytetin Palmyra nga adoleshentë.

ISIS thuhet të ketë kryer më shumë se 200 ekzekutime në Palyra që kur mori kontrollin e qytetit në maj.

XS
SM
MD
LG