Lidhje

Agjencia e energjisë atomike dhe bisedimet me Iranin


Krye-inspektori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha të shtunën se një raport i detajuar mbi programin bërthamor të Iranit mund të jetë gati deri në fund të vitit, nëse arrihet një marrëveshje mes të Iranit dhe fuqive botërore. Analistët thonë se vizita e tij e fundit në Teheran mund të jetë faktor kyç për arritjen e një marrëveshjeje, dhe më pas për të qenë në gjendje për ta zbatuar me sukses këtë marrëveshje. Heather Murdock e Zërit të Amerikës njofton nga Vjena.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Yukiya Amano tha se një raport mbi programin bërthamor të Iranit do të qartësojë nëse apo kur ndonjëherë Irani u përpoq për të prodhuar një bombë bërthamore.

"Me bashkëpunim nga Irani, mendoj se mund të hartojmë një raport deri në fund të vitit mbi sqarimin e çështjeve që lidhen me përmasat e mundshme ushtarake të programit iranian."

Përparim është arritur në Teheran në javën e fundit, thotë ai, por më shumë punë është e nevojshme që Irani dhe fuqitë botërore të përfundojnë një marrëveshje e cila do të ndalte programin bërthamor të Iranit në këmbim për heqjen e sanksioneve shkatërrimtare ekonomike.

"Analistët thonë se një nga pengesat kryesore është se përkrahës së vijës së ashpër, si në Iran dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë marrëveshjen."

Vizita e zotit Amano në Teheran mund të ketë ndihmuar në bindjen e kundërshtarëve të marrëveshjes në Iran për të lejuar inspektorët të hynë në bazat ushtarake, një nga pikat kryesore bllokuese në negociata.

Behrooz Bayat, ish-këshilltar i agjencisë ndërkombëtare për energjinë atomike thotë:


" Zoti Amano donte të kishte kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit në Iran, me personat përgjegjës që janë kundër marrëveshjes. Këto janë qarqe nga ushtria, nga forcat e sigurisë dhe ndoshta nga udhëheqësi suprem."

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei, ndoshta njeriu më i fuqishëm në Iran, është shprehur kundër marrëveshjes.

Richard Nephew, Qendra për Politikë të Energjisë Globale thotë:

"Udhëheqësi Suprem e ka bërë mjaft të qartë se është i shqetësuar se marrëveshja do të lejojë spiunë dhe sabotatorë të lëvizin rreth objekteve ushtarake të Iranit. Unë, po të isha kryetar i shtetit të Iranit - apo ndonjë vend tjetër - do të kisha shqetësime të ngjashme për të lejuar inspektorët të lëvizin përreth objekteve të tilla. "

Zoti Nephew i tha Zërit të Amerikës përmes Skypit se diplomatët duhet ta ri-formulojnë çështjen që ajo të tingëllojë më mirë. Diplomatë nga Irani, Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia, Kina, Britania dhe Gjermania kanë thënë se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje në ditët e ardhshme.

XS
SM
MD
LG