Lidhje

Shqipëri, tremujori I, rritja ekonomike 2.82 %

  • Armand Mero

Instat publikon shifrat për Prodhimin e Brendshëm Bruto. Grupi “Informacion dhe Komunikacion” si dhe ai “Shërbime të tjera” me rritje negative

Në Shqipëri, rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2015 ka qenë në nivelin e 2.82 përqind, krahasuar me të njejtën periudhe të viti të shkuar. Kjo u bë e ditur sot nga dretori I Institutit të Statistikave Gjergj Filipi

Sektorët me rritjen më të madhe rezultojnë të jenë ai “Aktivitetit financiar dhe i Sigurimit” me 13.7 përqind, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 7.27 përqind dhe grupi “Industri, Energji dhe Ujë”, me 7.64 përqind. Ndërkohë grupi “Informacion dhe Komunikacion” si dhe ai “Shërbime të tjera”, kanë patur një rritje negative me respektivisht -4.73 dhe -3.9 përqind.

Rritje të dobët krahasuar me një vit më parë ka patur dhe një nga sektorët më të rëndësishëm si Bujqësia. E goditur nga përmbytjet, ky sektor ka pësuar një rritje pre 1.85 përqind. Edhe sektori i Ndërtimit pati një rritje jo të madhe, me 2.84 përqind, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e kaluar rritja e tij ka qenë negative.

Prodhimi i brendshëm bruto në nivelet e 2.82 përqind duket i kënaqshëm, ndërsa pak javë më parë si qeveria ashtu dhe Fondi Monetar ndërkombëtar, njoftuan se i kanë rishikuar në ulje, nga 3 në 2.7 përqind, parashikimet për rritjen ekonomike të vendit në 2015, ndërkohë që dhe Banka Qendrore, që më herët, kishte njoftuar se për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik.

XS
SM
MD
LG