Lidhje

Bisedimet bërthamore me Iranin


Një marrëveshje bërthamore e përkohëshme mes Iranit dhe fuqive perëndimore do të shtyhet deri të henën, duke u ofruar negociatorëve në Vienë më shumë kohë për bisedime mbi një marrëveshje gjithpërfshirëse, tha një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ai tha se janë ndërmarrë hapa të nevojshëm teknik për të mundësuar më shumë kohë për bisedime deri me 13 korrik.

Marrëveshja e përkohëshme që u arrit në muajin prill e ka tejkaluar afatin që ishte caktuar me 30 qershor për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Mbrëmjen e së premtes, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se ishin bërë përparime në negociata. Zoti Kerry u takua të premten heret me Ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për politikat e jashtëme.

XS
SM
MD
LG