Lidhje

Takimi i Eurozonës për Greqinë


Greek Prime Minister Alexis Tsipras, center, is congratulated by lawmakers after a voting session at the Parliament in Athens, Greece, July 11, 2015.

Greek Prime Minister Alexis Tsipras, center, is congratulated by lawmakers after a voting session at the Parliament in Athens, Greece, July 11, 2015.

Ministrat e financave takohen sot për të shqyrtuar propozimin më të fundit të Greqisë për reforma ekonomike që synon përfitimin e fondeve të shpëtimit nga Bashkimi Evropian. Parlamenti grek miratoi paketën e paraqitur nga kryeministri Tsipras

Parlamenti grek miratoi propozimin e qeverisë, ndërkohë që nuk ka garanci se zyrtarët e Bashkimit Evropian do ta pranojnë marrëveshjen. Sesioni i ligjvënësve grekë vazhdoi deri pas mesnate, pasi dëgjuan një fjalim të Kryeministrit Alexis Tsipras.

“Do t’ja dalim mbanë jo vetëm që të qëndrojmë në Evropë, por edhe që të jetojmë si të barabartë me dinjitet dhe krenari, duke kërkuar të drejtat tona dhe duke u hapur rrugën edhe kombeve të tjera të Evropës.”

Kryeministri i tha parlamentit se shpreson që Greqia gjendet në fundin e një beteje të vështirë, ndërkohë që shumë grekë besojnë se ky është vetëm fillimi.

“Jemi këtu kundër një marrëveshjeje të tretë shpëtimi që po përgatit qeveria, e cila po miraton masa që nuk janë interesin tonë.”

Në shkëmbim të rritjes së taksave dhe uljes së pensioneve, qeveria greke shpreson të marrë edhe 60 miliardë euro fonde shpëtimi për tre vitet e ardhshme.

Votuesit i refuzuan masat shtrënguese gjatë referendumit të së dielës. Kryeministri i tha ligjvënësve se janë bërë gabime gjatë negocimeve të muajve të fundit me kreditorët dhe se vendi tashmë ndodhet në një zonë rreziku në pritje të një votimi në BE ditën e dielë.

“Koha mbaron të dielën, dhe ne duhet ta kemi përfunduar punën tonë, zoti Kryeministër. Imagjinoni si do të dukej vendi të hënën nëse nuk do kemi miratuar propozimin dhe kështu të mos kemi më kontroll mbi negociatat, pasi koha ka mbaruar.”

Të 28 udhëheqësit e BE-së do të mblidhen në një samit emergjence nesër për të vendosur nëse do të pranojnë propozimin e qeverisë greke.

Nëse BE-ja dhe Greqia nuk arrijnë një marrëveshje, kjo mund të shkaktojë nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG