Lidhje

20 vjetori i masakrës së Srebrenicës


Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sot në Srebrenicë në Bosnjë-Hercegovinë për të shënuar 20 vjetorin e masakrës më të rendë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë udhëheqës nga mbarë bota.

Kufomat e 136 viktimave të indetifikuara kohët e fundit u varrosen përkrah më shumë se 6 mijë viktimave të gjenocidit në një qendër përkujtimore në dalje të qytetit boshnjak.

Shtepia e Bardhë publikoi një dekleratë të Presidentit Barack Obama ku ai shpeh solidaritetin me popullin boshnjak. Me 11 korrik, thuhet në dekleratë, ne u bashkohemi njerëzve të të gjitha besimeve dhe kombësive në përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë. Ne kujtojmë jetët e humbura të më shumë se 8 mijë viktimave dhe nderojmë kujtimin e tyre.

Dhjetëra udhëheqës të huaj morën pjesë në ceremoninë përkujtimore – përfshi ish presidentin amerikan Bill Clinton, ish sekretaren e shtetit Madeline Allbright, pricesha Anne e Britanisë dhe mbretëresha Noor e Jordanisë. Ish presidenti amerikan Bill Clinton tha se memoriali kushtuar viktimave është një sfidë për të gjithë.

“Mos e lini këtë monument kushtuar djemëve dhe burrave të pafajshëm që të jetë vetëm kujtim i tragjedisë. Duhet të jetë një vend i shenjtë ku të gjithë njerëzit këtu të vijnë dhe të orientohen drejt së ardhmes për këtë vend.”

Zoti Clinton tha se ai dhe delegatët e tjerë amerikanë ishin aty për të riafirmuar besimin e kahershëm tek populli, e ardhmja dhe liria e Bosnje-Hercegovinës.

“Ajo që bëra për Bosnjën dhe më vonë për Kosovën janë mes punëve më të rendësishme që kam bërë”.

Një turmë njerëzish hodhi shishe dhe gurë ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, gjithashtu i pranishëm në ceremoni, duke nënvizuar kështu thellësinë e zemërimit ndaj mohimit të vazhdueshëm të këtij krimi si gjenocid.

Inzko Valenti është përfaqësues i Bashkimit Evropian për Bosnjën.

“Kemi ardhur sot në Srebrenicë për të riafirmuar të vërtetën rreth asaj që ndodhi këtu sepse vetëm e vërteta mund të na çlirojë. Pajtimi mund të arrihet vetëm bazuar në të vërtetën.”

Me 11 korrik 1995, 20 vjet më parë, trupat serbe të Bosnjës morën nën kontroll Srebrenicën duke vrarë mijëra burra dhe djem mysliman.

XS
SM
MD
LG