Lidhje

Pluhuri yjor pranë Plutonit


Pluto is pictured in this July 7, 2015, handout image from New Horizons' Long Range Reconnaissance Imager (LORRI).
Pluto is pictured in this July 7, 2015, handout image from New Horizons' Long Range Reconnaissance Imager (LORRI).

Sistemi ynë diellor filloi me grimca gazi dhe pluhuri të krijuara nga yjet, që u bashkuan duke formuar diellin, planetet dhe njerëzit. Dhe mbeti ende mjaft pluhur yjor. Kështu, ndërsa anija hapësinore New Horizons bëhet gati për fluturimin e parë pranë Plutonit, më 14 korrik, pluhuri është një nga referencat. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Shelley Schlender njofton nga Boulder i Kolorados:​

Në një laborator në Universitetin e Kolorados, studiuesit po rikrijojnë kushtet e hapësirës. Një makineri thith ajrin nga një tub, në mënyrë që shkencëtarët të mund të rrisin shpejtësinë e pluhurit të tokës që të arrijë atë të pluhurit në hapësirë.

“Kemi arritur edhe 107 kilometra në sekondë, që është grimca më e shpejtë këtu”.

Asistenti kërkimor, David James thotë se këto prova mund të ndihmojnë për të krijuar mjete dhe kostume hapësinore më të qëndrueshme ndaj shpimit.

Interesi i tij për inxhinierinë hapësinore lindi para 10 vjetësh, kur ai dhe studentë të tjerë, përfshirë Tiffany Finleyn, ndërtuan një sahat pluhuri yjor për misionin e vitit 2006 New Horizon për në Pluton.

“Është një nga projektet e para ku studentët mund të ndërtonin aparaturën kryesore për misionin”.

Finley është tani Menaxhere për Operacionet Shkencore për misionin e Hapësirës New Horizons. Mihaly Horanyi, profesori përgjegjës për Sahatin e Pluhurit Yjor, thotë se projekti ka ndihmuar deri tani për trajnimin e 30 studentëve.

“Këta të rinj janë shumë të arsimuar, të kualifikuar dhe të gatshëm që të punojnë”.

Pas nëntë vjetësh dhe afro 25 miliardë kilometrash, New Horizon po i afrohet më në fund Plutonit. Gjashtë instrumenta po dërgojnë në tokë të dhënat që po grumbullohen. I shtati, Sahati i Pluhurit Yjor, ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës. Horanyi thotë se Sahatët e Pluhurit kanë ndihmuar studiuesit që të kuptojnë më mirë natyrën e “goditjeve” të rralla por shkatërruese të pluhurit.

“Qindra grimëza fare të vogla, sa trashësia e flokut. Nëse ato godasin anijen hapësinore me 10-15 km në sekondë, do të ishte fundi i misionit. Do të merrte fund. Do të shkatërronte misionin”.

Për fat të mirë, vetëm pak grimëza në javë e kanë goditur Sahatin e Pluhurit dhe nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm. Por kjo do të thotë që shumë objekte mund të jenë duke u përplasur më larg në hapësirë.

"Por për të arritur një efekt të tillë të vogël çdo javë në skajet e Sistemit Diellor, duhet të prodhosh gjashtë ton pluhur çdo sekondë”.

Profesor Horanyi mendon se 5 mijë kilogramë pluhur për sekondë vjen nga Brezi Kuiper, një unazë e vogël botësh të akullta, përfshirë Plutonin në skaj të sistemit diellor. Pas një eksplorimi pesë mujor të Plutonit, shumë instrumenta të New Horizons do të shuhen. Por ndërsa anija vazhdon udhëtimin, Sahati do të vazhdojë të numërojë grimcat e pluhurit.

XS
SM
MD
LG