Lidhje

Shkëlqimi dhe Rënia e Amy Winehouse


Në filmin dokumentar “Amy”, producenti Asif Kapadia sjell një kronikë të ngjitjes dhe rënies së këngëtares Amy Winehouse, një yll i muzikës xhaz. Duke shfrytëzuar video amatore të regjistruara nga miq dhe producentë të Amy-t, materiale nga koncerte, intervista në publik dhe seanca regjistrimi, regjizori ka krijuar një portret magjepsës të këngëtares së talentuar.

Dokumentari Amy
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Në këtë video të regjistruar në shtëpinë e saj, 14-vjeçarja Amy Winehouse shihet se zotëronte një zë të pjekur, me shumë nuanca, por që i buronte ëmbël, si mjaltë. Dokumentari i Asif Kapadias tregon se këngëtarja nuk e kishte imagjinuar kurrë se sa të famshme do ta bënte zëri i saj.

“Nuk mendoj se do të bëhem ndonjëherë e famshme. Nuk besoj se do të mund ta përballoj këtë. Ndoshta do të çmendem, vërtet, mendoj se do të çmendem.”

Producenti ringjall ditët e para të famës së Amy Winehous-it si një muzikante e re dhe I përcjell shikuesit botën emocionale me ulje-ngritje të këngëtares, deri në fund të jetës së saj, në vitin 2011, kur ajo vdiq nga mbidoza e alkoholit. Ajo ishte vetëm 27 vjeç.

Regjizori Kapadia nuk synon të bëjë analizën e triumfit dhe rënies së këngëtares, por e le atë ta tregojë vetë historinë e saj,. Përmes vidoeve personale pafund, që ajo ka me miq dhe familjarë, ai sjell fjalët dhe mendimet e vetë Amy-t.

Filmi po ashtu na çon nëpër karrierën muzikore, në lulëzim. Ajo na tërheq me karizmën e saj. Demonët vetjakë që e ndjekin kudo, nuk mundet ta zbehin zërin e saj fenomanal dhe praninë e vërtetë në skenë dhe jashtë saj.

Dashuria e saj për Blake-in, bashkëshorti dhe partneri i saj në drogë, shplekset bashkë me degradimin e saj emocional dhe fizik.

Në dokumentar portretizohet babai i saj, Mitchell Winehouse, si një njeri oportunist që nuk e pranon dot faktin se vajza e tij është dhënë pas drogës, një kërcënim për jetën e saj. Ai e kritikon filmin si të njëanshëm.

“Amy nuk do të kishte dashur të ishte në këtë film, ajo nuk do të donte të portretizohej në një kënd të tillë.”

Por mbi cilindo tjetër, dokumentari bën shkaktar për rënien e Winehouse-it, admiruesit e saj, të cilët ranë kaq keq në dashuri me të, saqë donin të zotëronin një pjesë të saj. Paparacit e ndiqnin atë kudo. Mungesa e privacisë dhe e hapësirës për vetveten ishin me kosto për artisten e brishtë dhe delikate.

Dokumentari “Amy” i kënaq admiruseit e saj me praninë e artistes së dashur për ta, por gradualisht shkakton një ndjesi ankthi, ndërsa jep kronikën e rënimit të saj emocional dhe fizik.

Filmi thekson ironinë tragjike se vetë Winehouse nuk e përballonte dot talentin e saj të jashtëzakonshëm. Filmi është po ashtu një kritikë e ashpër ndaj kulturës popullore dhe fiksimit të tabloidëve që shkatërrojnë pikërisht ata që duan më shumë.

XS
SM
MD
LG