Lidhje

Vizita e Papës në Amerikën e Jugut


Gjatë një turi një javor, Papa Françesku vizitoi tre vende të Amerikës së Jugut, duke e përmbyllur me një meshë në Paraguaji, pasi vizitoi edhe rajonin e përmbytur Asuncion.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në meshën e së dielës në një fushë moçalore të quajtur Nu Guazu brenda territorit të një baze ushtarake. Presidenti i Paraguajit, Horacio Cartes, dhe Presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez, ishin ndër besimtarët e shumtë.

Një altar i posaçëm prej 40 mijë misrash, 20 mijë arra kokosi dhe 1 mijë kunguj u ndërtua për këtë meshë, në nder të popullsisë indigjene Guarani dhe në shenjë respekti për planetin Tokë, ndërkohë që Papa Françesku vazhdon thirrjet për reforma mjedisore në të gjithë botën.

Papa u tha 15 mijë banorëve të brigjeve të përmbytura se nuk mundej të largohej pa i vizituar. Shumë prej tyre janë banorë të paligjshëm që jetojnë në kasolle kompensate dhe mbeturinash metalike.

Gjatë vizitës së tij në Ekuador, Bolivi dhe Paraguaji, Papa Françesku kritikoi padrejtësitë e sistemit botëror kapitalist dhe kërkoi një model ekonomik në të cilin të pasurit dhe të varfërit të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga burimet e Tokës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG