Lidhje

Kriza e borxhit nëpër botë


Financial Markets Wall Street
Financial Markets Wall Street

Ndërkohë që sytë e të gjithë botës janë tek Greqia që po përpiqet t’i mbijetojë një krize borxhi, dhjetëra vende të tjera të botës po krijojnë nivele të rrezikshme të borxhit. Shumica e huave jepen nga investues privatë për të nxjerrë fitim, ndërkohë që kjo industri vazhdon të funksionojë përgjithësisht pa rregulla.

Ndërsa bankat janë pranë falimentimit dhe vendi po lufton të qëndrojë në Eurozonë, vëmendja e botës është përqëndruar tek Greqia. Ekspertët thonë se po shtohet mundësia për një krizë gjithëpërfshirëse borxhi në shumë vende në zhvillim.

“Ka një rritje të madhe në huadhënie, në veçanti për vendet më të varfëra të botës. Jemi të shqetësuar se nëse nuk bëhet diçka, kjo mund të çojë në kriza të tjera borxhesh.”

Ndër 20 vendet më të ekspozuara ndaj një krize borxhi është edhe Mozambiku.

“Ekonomia është rritur masivisht. Janë shtuar tepër huatë e marra, por është rritur ndërkohë edhe varfëria dhe pabarazia. Pra, huatë nuk po ndihmojnë për të zgjidhur problemet e vendit.”

Shumë vende marrin hua në tregjet ndërkombëtare për të zhvilluar infrastrukturën, të cilat shpesh keqpërdoren. 20 vende ndodhen tashmë në krizë borxhi, dhe shumë vende të tjera janë të ekspozuara ndaj trazirave ekonomike.

Gjithçka lidhet me krizat e fundit financiare, thotë nga Greqia Judith Tyson, e Institutit të Zhvillimit të Jashtëm.

“Shikojmë një rritje të madhe në dhënie kredish, pasi investuesit në Evropë dhe SHBA janë në kërkim të fitimit dhe të tregjeve të reja me norma interesi më të larta. Një nga fushat ku po investojnë është borxhi kombëtar në vendet në zhvillim.”

Vende të tjera janë rënduar me nivele të larta borxhi prej dekadash, thotë zoti Jones, duke përmendur Xhamaikën.

Që në vitet ’90 kanë patur bilanc të madh pozitiv, por borxhi ka mbetur në të njëjtin nivel për shkak të interesit shumë të lartë, dhe ekonomia është dobësuar duke u përpjekur t’i shlyejë. Kjo edhe tregon që nuk mundet të dalësh nga një krizë borxhi duke bërë shkurtime buxhetore.”

Ky është edhe argumenti i qeverisë së Greqisë. Por Evropa, me në krye Gjermaninë, insiston se shkurtimi i shpenzimeve dhe reformat janë e vetmja mënyrë për të rigjallëruar ekonominë. Për vendet në zhvillim ka edhe rreziqe të tjera.

Borxhet janë të gjitha në monedha të huaja, si në dollarë apo euro. Sa herë që vendet pësojnë zhvlerësim të monedhës së tyre, atëherë edhe borxhi u rritet.”

Ekspertët bëjnë thirrje për rregulla shumë më të forta për huadhënien, dhe falje të borxhit për vende që ndodhen tashmë në krizë.

XS
SM
MD
LG